Kë do ta mbështesë PDK-ja në Prishtinë, Vitinë apo Ramën?

19 tetor 23:06

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se zgjedhjet e 17 tetorit treguar për rikthim të kësaj partie.
Çitaku thotë se kjo parti garën në komunat ku ka shkuar në balotazh do ta ketë më të lehtë pasi siç tha ‘ka një ringjallje” të elektoratit derisa theksoi se kanë kandidatët më të mirë për kryetarë komunash.

Ndërkohë, Çitaku ka folur edhe për garën në Prishtinë aty ku Uran Ismaili nuk arriti të futej në balotazh.

Kë do e mbështesë PDK, Arbenë Vitinë e VV’së apo Përparim Ramën e LDK’së.

“Nuk kemi marrë ende asnjë vendim. Komunat e ndryshme kanë specifika të ndryshme. Në disa komuna karakteri lokal është shumë më i fuqishëm se në disa komuna tjera” tha Çitaku në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Unë nuk do isha korrekte nëse do jepja një përgjigje po ose jo për Prishtinën. Nuk e kemi menduar ende çështjen e koalicioneve. Koalicionet do të bëhen me disa analiza më të gjera. Megjithatë ne do ulemi e do diskutojmë si kryesi pashmangshëm do bisedojmë me kandidatët”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka arritur të mposht Leipzigun me rezultat 3-2. Vendasit…