Messi ia dhuron fitoren PSG-së, Interi mposht Sheriffin

19 tetor 2021 | 23:02

PSG-ja ka arritur të mposht Leipzigun me rezultat 3-2. Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë pasi kaluan në epërsi me golin e Kylian Mbappe në min e 9’.

Megjithatë, gjermanët nuk u dorëzuan dhe nga ky moment morën iniciativën e lojës.

Ishte Andre Silva ai që shënoi në min e 28’ për 1-1. Përkundër rasteve tjera gola më nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në pjesën e dytë mysafirët befasuan duke kaluar në avantazh në min e 57′ përmes Nordi Mukiele. Megjithatë, më pas në skenë doli Leo Messi që fillimisht realizoi në min e 67’ për 2-2.

Vetëm pak minuta më vonë u akordua penallti për ‘Parisienët’ nga ku Messi shënoi një gol të bukur me ‘Panenka’ për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij 3-2.

Me këtë fitore PSG ka shtatë pikë dhe prin në grupin A, ndërsa Leipzigut gjendet në pozitën e fundit pa pikë. Interi në anën tjetër ka mposhtur Shakhtar Donetskin 3-1, falë golave të Edin Dzekos në min e 34’, Arturo Vidal në 58’ dhe Stefan de Vrij në 68’, për mysafirët shënoi Thill në min e 52’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetur në votat e subjekteve bazë, përjashtuar votat e subjekteve…