Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Brightonit

31 mars 2024 | 17:05

Liverpooli ka arritur të fitojë në shtëpi me shifrat 2-1 ndaj Brighton.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, ku që në minutën e 2-të ishte Welbeck i cili ndëshkoi të kuqtë.

Por që nga mënyra e lojës, dukej që Liverpool do të gjente shumë shpejt barazimin dhe kështu ndodhi. Në minutën e 27’, Luis Diaz përfiton në një situatë brenda zonës së kundërshtarit dhe rikthen baraspeshën.

Më pas, në pjesën e dytë, ishte Mohamed Salah i cili shënoi golin e përmbysjes. Me tre pikët e marra në këtë përballje, Liverpool tashmë ndodhet në vendin e parë të tabelës së Premier League me 67 pikë, ndërsa Brighton në vendin e 9-të me 42 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Dukagjinit në…