Liverpooli i fortë për Atalantën

06 nëntor 2020 | 14:34

Skuadra e Atalantës ka pësuar humbje të thellë nga Liverpooli (0-5), në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti ka thënë se Liverpooli ishte shumë i fortë për skuadrën e tij.

“Liverpooli ishte shumë i fortë për ne, por nuk ia bëmë edhe aq të vështirë. Ne nuk luajtëm mirë në të gjithë aspektet, me shumë gabime individuale. Kështu, humbet ndaj skuadrave të tilla. Ishim gati dhe të motivuar, më pas shkuam në disavantazh dhe ndoshta humbëm ekuilibrin”, ka thënë Gjimshiti.

“Duhet të shohim përpara me patjetër, nuk do të jetë e lehtë për ta bërë. Do të shikojmë gabimet e bëra, do të na ndihmojnë, pastaj do të provojmë të harrojmë humbjen dhe të shikojmë përpara se është një sfidë shumë e rëndësishme”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale e ka publikuar të premten aktakuzën në gjuhën…