Liverpooli mposhti Cityn, kualifikohet në finale

16 prill 2022 | 18:32

Liverpooli ka fituar sot ndaj Manchester Cityt me rezultatin e konsiderueshëm 1-3 në Etihad Stadium.

Praktikisht Liverpool e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë ku shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pastër 0-3. Për miqtë i pari që shënoi ishte Konate në minutën e 9-të me një goditje me kokë.

Më pas ishte Sadio Mane pasi përfitoi nga një gabim trashanik i portierit të City. Për të mos u mjaftuar me kaq, Liverpool shënon të tretin me Mane përsëri.

Pjesa e dytë dukej sikur nisi mirë për vendasit pasi Grealish shënoi golin e parë për Manchester City. Por situata nuk dukej aq e mirë pasi ekipi i Guardiolës nuk po shënonte. Në minutën e 91-të Bernardo Silva ngushtoi rezultatin në 2-3.

Kështu, Liverpool kalon në finale të FA Cup ku do të presë kundërshtarin midis Chelsea-Crystal Palace.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti ka komentuar formën spektakolare të Modric, duke bërë…