Liverpooli mposhti Unitedin dhe i afrohet titullit (Video)

19 janar 19:24

Skuadra e Liverpoolit ka bërë edhe një hap të madh në rrugëtimin drejt titullit kampion në Angli, pasi të dielën e ka mposhtur me rezultat minimal 2-0 skuadrën e Manchester Unitedit.

Kjo e fundit është e vetmja skuadër që i ka marrë pikë deri tash Liverpoolit në Premierë Ligë, pra nga ndeshja e parë kur kishin luajtur baras.

“Reds” shënoi golin e parë në minutën e 16-të nëpërmjet Virgil Van Dijk, i cili, pas një rivënie nga këndi, me kokë e hodhi topin në rrjetën e portierit David de Gea. Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje e realizoi Mohamed Salah në minutat shtesë. Pas kësaj fitoreje skuadra e Jurgen Kloppit ka grumbulluar 64 pikë, 16 pikë më shumë se Manchester City që renditet në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluara, ndërsa mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë.

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” po qëndron në…