Rektori Nimani me bashkëpunëtor u pritën në Parlamentin Izraelit

19 janar 19:24

Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” po qëndron në vizitë në Izrael për të iniciuar bashkëpunimin me universitetet izraelite.

Takimin e parë e zhvilloj në Parlamentin e Izraelit – KNESSET ku u prit nga drejtoresha e Komitetit për Edukim, Kulturë e Sport në Parlamentin e Izraelit, znj. Judith Gidali.

Aty diskutua për sistemin arsimor në Izrael, u njoftua në përgjithësi me të arriturat dhe sfidat e arsimit në Kosovë me çrast edhe filluan të identifikohen mundësitë e bashkëpunimit në mes universiteteve të dy vendeve e veçanërisht të UGJFA-së, e cila në ditët në vijim pritet të zhvilloj takime me disa universitete në Izrael.

Rektori Nimani, ishte i shoqëruar në takim me Prorektoren për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Sekretaren e Përgjithshme, Linda Dula Halilabazi dhe zyrtarin për marrëdhënie me jashtë Denis Spahija.

Znj. Judith premtoj që do jetë urë lidhëse dhe do ndihmoj për bashkëpunim në mes universiteteve të Izraelit dhe Universitetit të Gjakovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogeri amerikan me origjinë ruse Vitaly Zdorovicki, profili i të…