Liverpooli nuk heq dorë nga titulli

04 maj 2019 | 22:54

Liverpooli nuk dorëzohet në garën për titullin kampion. “The Reds” mundën në transfertë Newcastellin 3-2, pas një 90 minutëshi tepër të luftuar.

Holandezi Van Dijk zhbllokoi takimin në minutën e 13-të, ndërsa skuadra e Benitez u kundërpërgjigj me ganezin Atsu shtatë minuta më vonë. Salah riktheu për avantazhin për të tijtë në të 28-ën.

Vendasit rezultuan të ishin kockë e fortë duke barazuar me Rondon. Dëmtimi i rëndë bëri që shumë vetë të mendonin për më të keqen, por në skenë del Origi, i cili shënon dy minuta para fundit pas një harkimi nga Xherdan Shaqiri.

Liverpooli rikthehet në vend të parë dy pikë mbi Sitin, pozicion të cilin do ta mbajnë të paktën deri mbrëmjen e së hënës kur skuadra e Guardiolës të ndeshet me Leister Sitin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismet Sylejmani Pas luftërave çlirimtare dhe ndërhyrjes së NATO-s…