Liverpooli përgatitet ndryshe për finalen me City
Të dielën, në orën 17:30, Manchester City dhe Liverpooli përballen në atë që fare mirë mund të konsiderohet si finalja e Premierë Ligës.
Kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga fundi i kampionatit, dallimi mes dy skuadrave është vetëm një pikë në favor të “qytetarëve”. Të dyja ekipet së fundmi patën impenjimet në Evropë, teksa Liverpooli iu desh të udhëtonte në Portugali për përballjen ndaj Benficës.
Energji të shpenzuara për djemtë e Kloppit të cilët, megjithatë, po provojnë ta bëjnë maksimumin për t’i rikuperuar energjitë. Kështu, Mohamed Salah, Trent-Alexander Arnold dhe Andy Robertson vendosën të futeshin në pishinë në orën 1:30 të natës si një mënyrë për t’i relaksuar muskujt, ndërsa sulmuesi egjiptian nuk ngurroi ta ndante këtë moment me shokët e skuadrës edhe në rrjetet sociale.



