Liverpooli shkatërroi Unitedin në ‘Old Trafford’

24 tetor 2021 | 19:33

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në “Old Trafford” përballë Manchester United në kuadër të javës së nëntë të Premier League.

Miqtë “shkatërruan” kundërshtarin që në 45 minutat e para duke i shënuar plot 4 gola.

Fillimisht ishte mesfushori Keita ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5, më pas do të dyfishto Jota në të 13’ dhe një dopietë e Salah në të 38’ dhe 45+5’ që do ta vuloste këtë ndeshje.

E dyta nis aty ku mbaroi e para, “The Reds” shënojnë edhe golin e 5 me Salah që do të kompleton të het-trikun në minutën e 50.

Dy minuta më pas, vendasit do ta shihnin më në fund njëherë topin në portën kundërshtare me Ronaldon që shënon një gol vertetë mjaft të bukur, por VAR më pas e cilëson të pavlefshëm.

Në minutën e 60 Pogba i futur në pjesën e dytë, bën një ndërhyrje të rrezikshme me takë ndaj Keita dhe ndëshkohet me karton të kuq duke e përkeqësuar akoma më shumë situatën.

Liverpoolin do të kishte shanse edhe për golin e 6, por De Gea ia del të shmangë disa goditje në drejtim të tij.

Me këtë fitore Liverpool pozicionohet në vendin e dytë me 21 pikë një pak se Chelsea kryesues, ndërsa Manchester United renditet në vendin e 7 me 14 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Maqedoninë e Veriut për 24 orë janë regjistruar 227…