Liverpooli superiore ndaj Bournemouthit

17 dhjetor 2017 | 19:25

Liverpooli është treguar skuadër superiore në ndeshjen ndaj skuadrës së Bournemouthit, pasi shënoi fitore me rezultat 0-4.

Pas njëzetë minutave lojë, Coutinho e hapi serinë e golave, kurse gjashtë minuta më vonë shënoi edhe mbrojtësi Lovren.

Në fund të pjesës së parë shënoi edhe Salah për 0-3, kurse rezultatin final e shënoi Firmino në minutën e 66-të. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit për këtë xhiro në mes Evertonit dhe Swansea Cityt.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar rivotimi në Komunën e Istogut, ku qendrat e…