Liverpoolin shton diferencën ndaj Cityt

30 nëntor 2019 | 18:22

Liverpooli ka shfrytëzuar gabimin e rivalëve për titull për të rritur diferencën e pikëve në krye të tabelës.

Skuadra e Jurgen Kloppit e mposhti Brightonin në shtëpi me rezultat prej 2 me 1, në një ndeshje ku shkëlqeu mbrojtësi Virgil van Dijk.

Ishte pikërisht holandezi ai që shënoi të dy golat për vendasit me dy asistime nga Aleksander Arnold. Në minutën e 76 u vështirësuan gjërat për Liverpoolin pasi me karton të kuq u ndëshkua Alisson, i cili e preku topin me dorë jashtë zonës së rreptësisë.

E mysafirët ngushtuan rezultatin në minutën e 79 përmes Dunk. Në krye të tabelës Livepooli tani ka 40 pikë dhe shkëputet për 11 pikë nga ndjekësi i parë, City. Brighton në vendin e 14 ka 15 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Zekaj, shef i seksionit të Rendit pranë komisariatit të…