Lladrovci: Bujqësia do të jetë prioritet i qeverisjes time

12 nëntor 2021 | 14:05

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka thënë se edhe gjatë qeverisjes se ardhshme katërvjeçare do ta ketë prioritet bujqësinë.

Në këtë kontekst, ai ka premtuar subvencionim për bujqit.

“Bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes time. Subvencionet, lehtësirat dhe përkrahja direkte për bujqësi me mjete dhe pajisje bujqësore, pagesa e ujitjes nga Ibër- Lepenci, etj. janë disa nga veprimet që do të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër.  Vizita në Llapushnik, te fermeri Mërgim Thaçi, ishte dëshmi e një përkushtimi të madh që krijon edhe mirëqenie, edhe vende të reja të punës. Të lumtë Mërgim! Vazhdojmë me suksese! Bashkë për Drenasin! #PDK #177”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe…