Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale si dëshmitar

08 nëntor 2019 | 13:21

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Lladrovci ka thënë se më 19 dhjetor do të intervistohet nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e Specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019. Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Në bazë të raportit të autopsisë të…