Lladrovci: Gratë janë vlerë e Drenasit dhe PDK-së

09 nëntor 2021 | 14:06

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se gratë e kësaj komune kanë dërguar mesazhin e qeverisjes së mirë të PDK-së.

Ai ka thënë se 14 nëntori do ta rikonfirmojë “kontributin e Gruas Demokratike si të pandashme nga qeverisja ime e mirë dhe vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Gratë e komunës së Drenasit, kanë dhënë shembull se janë të pandashme nga fatet e kombit kur e kërkoi historia, sukseset e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe fushat tjera, si dhe aktivitetet e PDK-së, në fushatat zgjedhore. Gruaja Demokratike, bashkë me gratë e komunës tonë, anekënd lagjeve dhe fshatrave tona, kanë dërguar mesazhin e qeverisjes së mirë, barazisë, mundësive dhe gjasave të barabarta, të zbatuara në Drenas, si në asnjë komunë tjetër. Gratë janë vlerë e shtetit tonë, vlerë e komunës dhe PDK-së, vlerë e të gjithë qytetarëve, sepse, pa gruan në vendimmarrje, pa gruan me përgjegjësi në të gjitha fushat, nuk mund të presim as zhvillim as përparim të mirëfilltë.  14 nëntori do ta rikonfirmoj kontributin e Gruas Demokratike si të pandashme nga qeverisja ime e mirë dhe vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State vijon të dominojë këtë sezon në NBA, duke…