Brooklyn ngec sërish, Golden State ‘fluturon’ me Curryn

09 nëntor 2021 | 14:04

Golden State vijon të dominojë këtë sezon në NBA, duke korrur fitoren e nëntë. Warriors fituan me rezultat 127-113 ndaj Atlantas, ndeshje magjike për Stephen Curry, që realizoi 50 pikë e 10 asistime.

Suksesi mban këtë ekip në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Rikthehet te fitorja ekipi i Lakersave, që mundi me vështirësi 126-123 Charlotte.

Të pestë titullarët e Charlotte realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftoi për të fituar. Për Lakersat u dalluan Davis me 32 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga Anthony me 29 pikë. Mirë u paraqit edhe Westbrook me një “triple double” (17 pikë, 12 rebound, 14 asistime).

Zhgënjen sërish skuadra e Brooklynit, që pësoi humbje me rezultat 118-95 ndaj Chicago. Edhe pse Durant realizoi 38 pikë, ato s’mjaftuan. Për Bulls u dallua DeRozan me 28 pikë e LaVine me 24 pikë. Fiton edhe Denveri, që falë dyshes Jokiq-Barton (25 pikë secili), mundi  me rezultat 113-96 Miamin.

Rezultatet

Philadelphia – New York            96-103
Chicago – Brooklyn                      118-95
Minnesota – Memphis                125-118
Dallas – New Orleans                  108-92
Denver – Miami                            113-96
Golden State – Atlanta                127-113
Sacramento – Phoenix                104-109
Lakers – Charlotte                       126-123

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin norvegjez, Oslo.…