Lladrovci: Heronjtë e kësaj beteje janë dëshmitarë të përjetësisë së lirisë së Kosovës

10 prill 2020 | 00:23

Para 21 vitesh, Beteja e Koshares, do të shënojë aktin e fundit të okupimit, duke thyer kufirin ndërmjet shqiptarëve dhe goditjen e fundit të okupimit gati njëshekullor të Serbisë.

Përjetësisht do të kujtohet kjo betejë për heroizmin dhe sakrificat e bijve e bijave më të mira, ku u bënë bashkë për çlirim, me një front të gjerë të luftës, të prirë nga heronjtë si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemail Fetahaj e shumë ushtarakë e ushtarë të tjerë të lavdishëm.

Heronjtë e dëshmorët e kësaj beteje, të gjithë së bashku 114, nga të gjitha trojet etnike, do të jenë dëshmitarë të përjetësisë së lirisë së Kosovës, në shtëpitë tona, me vlerat më demokratike dhe më humane që njihen në deri më sot.

I përjetshëm është kujtimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!

Lavdi Betejës së Koshares dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Imer Lladrovci,

Shef i Konsullatës se Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e mbrëmjes në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë…