Lladrovci: Ju presim fitimtar, siç i fituat të gjitha betejat, Hashim, Kadri, Jakup, Rexhë

05 nëntor 11:29

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar dy vjetorin e shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke i quajtur „themeluesit dhe prijësit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit tonë”.

Lladrovci ka shkruar se „Çlirimtarët tanë janë padrejtësisht në Hagë qe dy vjet, ata po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe të gjithë neve. Besojmë fort se pafajësia e tyre do të dëshmohet, ashtu siç u dëshmua se liria dhe çlirimi i Kosovës ishte rruga jonë e vetme”.

Postimi i Lladrovcit në instagram:

Dy vjet nga vendimi i Dhomave të Specializuara për t’i marrë në Hagë, themeluesit dhe prijësit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit tonë, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën.

UÇK ka qenë dhe është e arritura më e madhe për çlirim dhe lirinë e Kosovës, Republika e Kosovës është kurorëzim i përkushtimit atdhetar shekullor dhe kontributi i tyre ishte vendimtar në historinë tonë të re.

Çlirimtarët tanë janë padrejtësisht në Hagë qe dy vjet, ata po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe të gjithë neve. Besojmë fort se pafajësia e tyre do të dëshmohet, ashtu siç u dëshmua se liria dhe çlirimi i Kosovës ishte rruga jonë e vetme.

Ju presim fitimtar, siç i fituat të gjitha betejat, Hashim, Kadri, Jakup, Rexhë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznismeni Ukë Blakaj, është zgjedhur kryetar i Degës së Unionit…