Lladrovci kërcënohet me jetë nga një qytetar

23 janar 2020 | 15:16

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot gjatë ditës është raportuar se ka marrë kërcënim me jetë nga një person.

Këtë e ka konfirmuar Lladrovci nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.

“Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim: Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social. Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre. Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar Lladrovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot…