Lladrovci: Komuna e Drenasit pengoi dëmtimin e buxhetit të shtetit për 4 milionë euro

18 shtator 2020 | 17:16

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nëpërmjet instancave ligjore ka penguar dëmtimin e buxhetit të shtetit për 4 milion euro.

Lladrovci në rrjetin social ka shkruar se vlerësimi si komuna më e mirë, i bën edhe më shumë përgjegjës e më të përkushtuar.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Ligjshmëria dhe llogaridhënia, kanë qenë dhe mbeten dy nga parimet e mia, mbi bazën e të cilave unë jam zotuar se do ta udhëheqë Komunën e Drenasit.

Pikërisht këto parime dhe falë punës dhe përkushtimit të stafit të Komunës, është bërë e mundur që të jemi kampion për përformancë në Kosovë.

Ky vlerësim na bën edhe më shumë përgjegjës e më të përkushtuar.

Kujdesi për paranë publike është po ashtu nga përkushtimet e mia, mbi këtë bazë, i kam kërkuar Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Komunës së Drenasit, me Aktvendimin nr. 07-463/05-39354, dhe pas kërkesës së Avokaturës Shtetërore, ka anuluar Aktvendimin 07-46304-0053651 të datës 06.09.2017, përmes të cilit pamundësohet që me vendime diskriminuese të vitit 1995, buxhetit të shtetit t’i shkaktohen humbje në vlerë afër katër (4) milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda 2 ditësh, 2 qytetarë të Gjilanit e kanë humbur…