Lladrovci largohet nga Drenica

23 janar 2020 | 16:39

Futbollisti Drilon Llaldrovci nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Drenicës nga Skenderaj.

“Shfrytëzoj rastin të ju informoj se sot kam shkëputur kontratën me klubin ‘KF Drenica’ me marrëveshje të dyanshme. Klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve ju uroj fat dhe suksese në të ardhmen si dhe i falënderoj për kohën që kemi kaluar së bashku. Nga ky moment jam lojtar i lirë dhe i hapur për oferta”, ka thënë Lladrovci, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Feronikelit dhe Flamurtarit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i gjykimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald…