Lladrovci liron nga detyra administratorin e fshatit Poklek

07 prill 2020 | 13:49

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e Poklekut të Vjetër, dhe gjithë qytetarët e Drenasit se kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, në bazë të kompetencave të tij që dalin nga Plani i Reagimit Kombëtar sot ka marrë vendim që të lirojë nga detyra administratorin e fshatit Poklek, Fatmir Bucolli (Bella).

“Lirimi nga detyra vjen si pasojë e dështimit në vazhdimësi për të bashkëpunuar në mënyrë korrekte me Shtabin Emergjent të Komunës. Detyrat e administratorit deri pas përfundimit të pandemisë do t’i kryejë zëvendësadministratori i fshatit Poklek i Vjetër, Zekë Kluna. Komuna e Drenasit përfiton nga ky rast që t’u bëjë thirrje të gjithë administratorëve që të jenë të përgjegjshëm dhe bashkëpunues në mënyrë që bashkë të tejkalojmë këtë situatë emergjente. Komuna fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë t’i ndjekin rekomandimet e OBSh-së, IKShPK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se pavarësisht se…