Lladrovci nënshkruan memorandum me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas

30 nëntor 2020 | 14:39

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), me të cilët ka nënshkruar  një  memorandumi i mirëkuptimit për mbështetjen e zyrtarëve të ndihmës juridike të kësaj agjencie.

Qëllimi i këtij memorandumi është sigurimi i qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët, duke siguruar qëndrueshmërinë e zyrave mobile për ndihmë juridike falas, si dhe përkushtimin e palëve për mbështetjen e zyrtarëve të ndihmës juridike të ANJF-së për të kaluar në buxhetin e Kosovës nga 1 janari 2021 dhe në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka bërë me…