Lladrovci: Për politikë nuk të mjafton letërnjoftimi dhe numri personal

15 dhjetor 2020 | 15:48

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar vlerësimin nga Jeta Xharra, e cila vlerëson përmbushjen e zotimeve elektorale të tij, shpalljen e komunës së Drenasit si më e mira për performancë, duke shtuar se ai ka vijuar traditën e shkëlqyer të Fehmi e Xhevë Lladrovcit të njohur gjatë luftës çlirimtare.

Lladrovci në postimin e tij, ka cekur se ky vlerësim i Jeta Xharrës, nuk ju ka pëlqyer disa qarqeve që bëjnë “hesape pa hanxhiun”, pa cekur se cilat janë ato qarqe, me mesazhin se “për disa, në politikë, nuk i mjafton të ketë vetëm letërnjoftim e numër personal!”

Ja postimi i plotë i Lladrovcit në “Facebook”:

Falënderoj Jeta Xharrën për vlerësimin objektiv të punës në Drenas.

Ky deklarim i saj, ka nxitur reagim te disa qarqe që bëjnë hesape pa hanxhiun.

Porosi për ata që nuk i donë të arriturat në Drenas:

Për disa, në politikë, nuk i mjafton të ketë vetëm letërnjoftim e numër personal!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…