Lladrovci përgëzon Mimi Kodhelin për emërimin Zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

26 nëntor 2020 | 19:06

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar Mimi Kodhelin për emërimin Zëvendës presidentes të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Vendimi u mor me unanimitet të plotë në seancën e Plenare të NATO-s, më 23 nëntor 2020.

Z. Lladrovci në rrjetin social ka përgëzuar znj. Kodheli për suksese, duke e vlerësuar lartë, për rrugën e saj: “Je në rrugën ashtu siç e vendosi para shumë shekujsh, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e deri te Komandanti legjendar, Adem Jashari.”

Postimi i plotë i z. Lladrovci:

Përgëzime mikja ime, Mimi Kodheli!
Po, të kam cilësuar Teutë e Shotë, sepse je vlerë e kombit!
Prania Juaj në NATO, do të jetë dhuratë për kombin tonë, orientimin tonë, për vlerat euro-atlantike.
Na përfaqëson denjësisht, në aleancën më të fuqishme që njeh bota.
Je në rrugën ashtu siç e vendosi para shumë shekujsh, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e deri te Komandanti legjendar, Adem Jashari.
Suksese në përgjegjësitë Tuaja.
Krenar me Juve, mikja ime, Mimi Kodheli!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka vendosur të testoj fëmijët në distriktin e Thuringia…