Lladrovci përkrah shërbimin shëndetësor në Drenas

16 mars 2018 | 16:25

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar të premten Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas dhe është takuar me drejtorin e ri të kësaj qendre, dr. Arbër Ismaili dhe menaxhmentin e QKMF-së.

Gjatë qëndrimit në QKMF, Lladrovci ka vizituar të gjitha sektorët e kësaj qendre dhe ka përgëzuar punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor.

Lladrovci gjatë kësaj vizite ka thënë se do ta përkrahë shërbimin shëndetësor në Drenas duke përmirësuar të gjitha shërbimet, në veçanti sektorin e maternitetit.

QKMF-ja në Drenas që nga muaji mars i këtij viti ka ndryshuar orarin e punës dhe tani shërbimi në të gjitha sektorët kryhet deri në orën 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, gjatë…