Lladrovci: Rruga e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit deri në shesh ishte e gjatë

20 shtator 2018 | 13:25

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh vëllai i dëshmorit Fehmi Lladrovci, ka thënë se rruga që Fehmiu dhe Xhevë Lladrovci të vinin deri në sheshin kryesor të kësaj komune ishte e gjatë.

“Rruga e Fehës dhe e Xhevës deri në këtë shesh zgjati 20 vjet. Ishin vite të gjata dhe plot mall. Nga sot ata janë pjesë edhe e jetës sonë këtu në shesh, ashtu siç ishin dhe janë pjesë e idealeve tona për lirinë.  Sot me nderim të thellë përkujtojmë edhe heroinën nga Bistrica e Shalës, Fatime Hetemi si dhe studentin nga Prishtina, Shefqet Zeka”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci ka thënë se sot kishte dashur të jetë në shesh edhe baba Tush.

Ai ka thënë babait të tyre i kishin pëlqyer shtatorët e Fehmiut dhe Xhevës edhe pse ende nuk ishin hedhur në bronz.

“Me ne është nëna Ki, e cila ka kujtimet e historisë sonë të re. Kujtimet krenare për kontribuuesit e jashtëzakonshëm të lirisë tonë. Ne nuk do ndalemi me kaq”, ka deklaruar Lladrovci.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Fehmi dhe Xhevë…