Lladrovci shpërndan në Gjermani varëse të punuara nga gratë e Kosovës (Foto)

12 maj 2019 | 23:27

Në kuadër të vizitës zyrtare në Baden Würtemberg, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, u prit në darkë nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ku ishin të pranishëm edhe subjektet e ndryshme politike të kësaj njësie federale të Gjermanisë.

Rainer Wieland, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, ka shtruar darkë për kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e vizitës së tij zyrtare në Shtutgart të Gjermanisë.

Lladrovci, ka falënderuar Wieland për pritjen miqësore dhe më pas e ka njoftuar atë dhe asamblistët e subjekteve politike të Shtutgartit, se Komuna e Drenasit udhëhiqet me mbi 60% të grave.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, këshilltareve komunale u ka dhuruar nga një varëse të punuara nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave.

Sot, gjatë ditës është hapur ekspozita e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, me fotot nga vizita e Z. Wieland në Kosovë, ku ishin të pranishëm trupi diplomatik i akredituar në Shtutgart dhe shumë  mysafirë të tjerë, politikanë, deputetë gjermanë dhe personalitete të shquara gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot me vranësira të dendura e me reshje shiu do…