Lladrovci thirrjes së IKShPK-së i përgjigjet me humor: Në Drenicë i kena hjek odat

07 prill 2020 | 10:17

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nga 137 mërgimtarë që kanë qenë në izolim në këtë komunë, tashmë vetëm tre vazhdojnë të jenë. Lladrovci ka njoftuar se edhe rasti i konfirmuar nga Drenasi, i infektuar me  COVID, ka disa muaj që nuk jeton më në këtë qytet, duke bërë kështu që Drenasi të jetë ende i paprekur nga COVID 19. Sipas tij, këtu mund të ketë ndikuar shumë edhe kujdesi dhe respektimi i masave të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. “Rasti i cili është konfirmuar mbrëmë është i një qytetari tonë i cili ka muaj që nuk banon në Drenas. Nuk është se ndihemi të lirshëm. Në asnjë çast nuk jemi ndierë mirë prej se ka shpërthyer pandemia, por e kemi respektuar çdo rekomandim të IKShPK-së. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që nuk kemi asnjë rast me COVID-19. Por, ne nuk jemi imunë, neve nuk do të na bjerë”, ka thënë Lladrovci.

E sa i përket thirrjes së IKShPK-së, që të mos mblidhen qytetarët në oda, Lladrovci u përgjigj me humor.

“Në Drenicë i kena hjek odat, nuk kemi oda ma. Kështu që në Rahovec e në Malishevë ka mundësi që nëpër oda mbledhin, se në Drenas jo. Sa kemi informacione, nuk ka grumbullime të tilla”, u shpreh Lladrovci. /RTV Dukagjini/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Evropian u shty për shkak të koronavirusit dhe do…