Lladrovci uron Ramazanin: Agjërim të lehtë dhe të pranueshëm në paqe, mirësi e begati

10 mars 2024 | 20:46

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar besimtarët e fesë islame për agjërim të lehtë dhe të pranueshëm në paqe, mirësi e begati.

Urimi i plotë i Lladrovcit për Ramazan:

Të nderuar agjërues e besimtarë të devotshëm,

Muaji i shenjtë i Ramazanit po vjen, të gjithë besimtarëve të fesë islame, ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranueshëm në paqe, mirësi e begati.

Qoftë muaj i bekuar me falje, me vepra të mira, me përkrahje e bashkëndjesi me të pafuqishmit dhe nevojtarët, familjet e dëshmorëve e martirëve, për kontribuesit e lirisë tonë, me nderimin e dashurinë për të afërmin dhe për Zotin.

Urime dhe gëzuar muaji i shenjtë i Ramazanit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iain Edwards që nga nëntori i vitit të kaluar është…