Llapi angazhon trajner të portierëve

04 janar 2023 | 12:35

KF Llapi ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me ish-trajnerin e portierëve të FC Malisheva, Diamant Kadriolli.

Kadriolli karrierën e tij si portier e ka zhvilluar tek Ulpiana, Feronikeli dhe Drenica, kurse si trajner i portierëve ka punuar tek Ulpiana, Arbëria e së fundmi tek Malisheva.

Të arriturat e Diamantit si portier aktiv janë: fitues i Superligës së Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës dhe fitues i Superkupës së Kosovës, të gjitha këto të arritura me Feronikelin.

Pas marrëveshjes së arritur me trajnerin e ri të portierëve, Diamant Kadriolli, klubi ka shfryetzuar rastin ta falënderoj për angazhimin ish-trajnerin Bekim Mulliqi, të cilit i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franchesko Totti  ka përfunduar nën hetim dhe këtë radhë jo…