Llapi arrin fitore të rëndësishme, mposht Prishtinën e Re

29 prill 2026 | 17:06

Llapi ka shënuar një fitore të madhe në luftën për mbijetesë në Superligë.

Llapjanët triumfuan 4:0 ndaj Prishtinës së Re, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Golat për vendasit i shënuan Arbnor Ramadani, Arianit Hasani, Edon Sadriu dhe Fiton Ademi.

Me këtë fitore, Llapi tani del në pozitën e tetë që dërgon në barazh me 36 pikë.

Në anën tjetër, Prishtina e Re mbetet me 28 pikë dhe me shumë pak gjasa për mbijetesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës,…