Llapi ‘blindon’ edhe një talent

26 qershor 2019 | 15:56

Ngadhnjim Mehmeti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin. Talenti llapjan inkuadrohet në ekipin e parë pas dy edicioneve të kaluara tek juniorët me të cilët edhe u shpall kampion në sezonin e fundit.

19-vjeçari është mesfushor defansiv, kurse karrierën e ka nisur tek Shkolla e futbollit “Besa Lluzhan”, pjesë e së cilës ishte deri tek Kategoria e Kadetëve e më pas ka kaluar tek 2 Korriku, ku ishte kampion i Kosovës në këtë kategori.

Pas dy edicioneve tek juniorët e Llapit ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Ngadhnjim Mehmetin të nënshkruaj kontratë profesionale me kohëzgjatje 5-vjeçare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate,…