Llapi e rrëmben Konjufcën nga Ramiz Sadiku

06 korrik 2023 | 16:09

Skuadra e Llapit e ka transferuar nga Ramiz Sadiku sulmuesin 19-vjeçar Erijon Konjufca, i cili ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

Konjufca ishte pjesë e Ramiz Sadikut në edicionin e fundit me U-19 të këtij ekipi ka shkëlqyer dhe ka kontribuar me 8 gola e 17 asistime.

“Hapësira e mjaftueshme për talentet dhe mundësia që u jep trajneri Tahir Batatina atyre e kanë shtyrë edhe Konjufcën që për 4-vitet e ardhshme t’i mbroj ngjyrat e klubit tonë. Njëherit një tjetër arsye me rëndësi të madhe është edhe pjesëmarrja e Llapit në Ligën U-21, pasi që veç se dihet se garat me këtë ekip nisin në të njëjtën kohë sikurse garat e ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e Llapit. Përveç Ramiz Sadikut, sulmuesi ka mbrojtur ngjyrat edhe të Besëlidhjes si dhe Ronit 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Presidencën e…