Rama arrin në Presidencë, pritet nga Osmani (video)

06 korrik 2023 | 16:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Presidencën e Kosovës ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Kjo vizitë e tij në Kosovë është në kuadër të turit në vendet e Ballkanit, të cilin e nisi sot.

Nga takimi me Osmanin, mediave u është lejuar të marrin vetëm pamje.

Rama pas Osmanit do të takohet me kryeparlamentarin Konjufca, por ende nuk ka një konfirmim nëse do të ketë takim me homologun e tij, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila prej muajsh ka…