Llapi huazon në klubet e tjera pesë futbollistë

18 shtator 2020 | 15:56

KF Llapi ka mbyllur afatin kalimtar veror me afrimet të cilat iu kanë dashur si dhe në koordinim me futbollistët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që disa prej tyre të huazohen në klube tjera për të pasur sa më shumë minuta dhe ndeshje të luajtura.

Bëhet fjalë për portierin Loris Kikrri i cili për këtë edicion është huazuar në Kategorinë e Parë tek skuadra e Egnatias, dyshja Alban Shabani dhe Bekim Maliqi janë huazuar në Kategorinë Superiore tek Skënderbeu, kurse Blerand Qitaku në Dardanë dhe Gentrit Duriqi tek skuadra e Podujevës.

“KF Llapi të lartcekurve iu dëshiron shumë suksese në skuadrat në të cilat janë të huazuar dhe pret që të kenë minutazhën e mjaftueshme dhe njëherit presim që të gjithë t’i tregojnë vlerat e tyre”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Poduejva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Riinvest në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, BIRN-in dhe AGK-në,…