Llapi kualifikohet në finale

21 prill 2021 | 16:54

Skuadrës së Llapit i ka mjaftuar barazimi 2-2 kundër Prishtinës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales për të siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Në fakt, Llapi e kishte fituar ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-3 dhe kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” ishte mjaftë interesante ku të dyja skuadrat treguan lojë të mirë dhe si rezultat i kësaj u shënuan edhe katër gola. Vetëm gjashtë minuta i mjaftuan Prishtinës për të kaluar në epërsi, realizues nga penalltia ishte Enis Gavazaj. Llapi u rikthye në lojë pas dhjetë minutash duke e barazuar rezultatin me golin e sulmuesit Ahmed Januzi. Pjesa e parë u mbyllë me ketë rezultat. Në minutën e 64-të, Prishtina sërish kaloi në epërsi 1-2, por Llapi nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin në minutën e fundit të kohës së rregull nëpërmjet Muhamed Hysenit.

Prishtinës i mbetet të luftoj për titull në Superligë, derisa Llapi në finalen e madhe do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Kjo e fundit e siguroi finalen pa e zhvilluar ndeshjen e dytë, pasi Istogu në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj” e kishte aktivizuar në lojë një lojtarë që nuk kishte të drejt lojë për shkak të kartonëve. Fituesi i Kupës e përfaqëson Kosovën në garat parakualifikuese të Ligës së Evropës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-modelja thotë se nuk ka bërë dush për një vit…