Llapi mposhtet nga Laçi

28 qershor 2022 | 21:50

Llapi e ka mbyllur me humbje fazën përgatitore për ndeshjet në arenën ndërkombëtare.

Skuadra llapjane pësoi humbje nga Laçi me rezultatin 0:2. Ndeshja u zhvillua në Strugë, shkruan Gazeta Express.

“Trajneri Tahir Batatina i pushoi disa nga futbollistët kryesor: Avdylin, Ramadanin, Riveran, Prognin e Fernandon, kurse në pjesën u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të rinj që ishin të grumbulluar me ekipin për të parë formën e tyre momentale. Pas mbarimit të ndeshjes, ekipi mbyll fazën përgatitore dhe do niset për Kosovë!”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

Për fituesit e Kupës së Kosovës ishte kjo ndeshja e katërt miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shamanët” ukrainas – një njësi sekrete, më elitare e komandove…