Llapi nuk gabon ndaj Fushë Kosovës

22 shkurt 2024 | 15:07

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-0, e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Pas kësaj fitore skuadra e Llapit i është faruar lideres aktuale, Ballkanit në vetëm një pikë.

Hamdi Namani ka realizuar golin e parë në minutën e 23-të, derisa në pjesën e parë tri gola iu anuluan Muhamet Hysenit, për pozita jashtë loje pas rishikimit të VAR-it.

Hysani shënoi golin e dytë në minutën e 57-të, derisa Në pjesën e dytë, Ilir Blakqori (68’) vulosi rezultatin final të ndeshjes 0-3.

Llapi me tri pikët e reja renditet në vendin e dytë në tabelë, kurse Fushë Kosova është e nënta me 11 pikë.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e katërvjeçares nga Gjakova e ka tronditur opinionin në…