
Llapi – Prishtina, përfundoi pjesa e parë
21 prill 2021
| 15:51
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Prishtinës. Pas dyzetepesë minutave të parë rezultati është 1-1.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e shënuar nga Eniz Gavazaj, në minutën e 6-të nga penalltia. Dhjetë minuta me vonë rezultatin e barazoi Ahmed Januzi.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar me rezultat 2-3.
/Epoka e re/