“… lloj – lloj idioti”, për kë e ka fjalën Ajet Potera i Vetëvendosjes?

03 shtator 2021 | 14:17

Ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga Vetëvendosje, ka bërë një postim interesant në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në mënyrë indirekte, ai ka deklaruar se s’ia lejon vetes që të jetë vartës i “lloj – lloj idioti”, por s’ka treguar se me kë e ka saktësisht.

“‘Më parë mbledhi kanaçe nëpër kontnjerë, sasa të ia lejoj vetes të jem vartës i lloj lloj idioti’ – Po thotë një shok, mendim me të cilin u pajtova shumë!”, ka shkruar Potera.

Ajet Potera ka qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale të mbajtura më 22 tetor të vitit 2017, të cilat i kishte fituar Agim Veliu i LDK-së.

Potera nuk është kandiduar nga LV-ja për zgjedhjet e fundit, pas dorëheqjes së Veliut. Në vend të tij, Vetëvendosje e kishte kandiduar Shpejtim Bulliqin, i cili kishte kaluar nga LDK-ja në LV, pak para zgjedhjeve.

Nga Bulliqi, ai ishte emëruar si drejtor i Inspekcionit, por që më pas ka dhënë dorëheqje, shkaku i pakënaqësive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, iu ka kundërpërgjigjur deputeti të…