Llorisi: Neueri, portieri më i mirë në botë

18 tetor 2018 | 19:29

Hugo Lloris ka folur rreth debatit mbi vendin e titullarit në portën e Kombëtares së Gjermanisë.

Francezi ka thënë se Neueri duhet të jetë numër një në portë, pasi është portieri më i mirë në planet. “Nuk kam asnjë dyshim. Ai është një lojtar fantastik. Për mua, ai është më i miri. Neueri do të vazhdojë të na çudisë edhe për disa vjet të tjera. Po ta marrim në konsideratë atë çfarë ai i ka dhënë Gjermanisë dhe Bayernit, ky debat nuk është aspak i drejtë. Nuk është aspak e lehtë të rikthehesh në formë optimale kur nuk ke luajtur për më shumë se një vit. Ai mbetet portier i madh”, ka thënë Lloris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të zhvillojë…