Lluka: Funksionalizimi i plotë i Trepçës, prioritet në vitin 2018

28 dhjetor 12:25

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë, me ç’rast ka prezantuar punën gjatë vitit 2017 dhe prioritetet për vitin 2018.

Lluka ka thënë se energjia ka qenë tema kryesore gjatë vitit 2017. Në këtë kontekst, ai ka thënë se ekskavatorët KEK-ut kanë punuar për të siguruar energji. Ai ka thënë se sot ka marrë lajmin se dhe blloku B2 i cili ka kapacitet prej 230 MW energji ka filluar punën.

Ministri Lluka ka bërë me dije se në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm do të fillojnë me zbatimin e masave të energjisë efiçiente në 10 ndërtesa publike nga 70 sa janë gjithsej.

“15 milionë euro do të investohen në vitin 2018 për gypa për ngrohje qendrore. Kemi studimin e fizibilitetit për ngrohtoren e qytetit të Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Ferizaj”, ka thënë Lluka.

Më tutje, ministri Lluka ka thënë se prioritetet e MZhE-së për vitin 2018 janë: Programi për implementimin e Strategjisë së Energjisë 2017-2026, funksionalizimi i bursës së energjisë me Shqipëri, burimet e ripërtërishme, liberalizimi i qasjes, funksionalizimi i plotë i Trepçës si dhe vlerësimi i rezervave minerare të kësaj ndërmarrje. (A. Mavraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Çollaku Qytetarët e Republikës së Kosovës e dinë se…