Lluka informon delegacionin e Sfidave të Mijëvjeçarit rreth termocentralit “Kosova e Re”

20 shkurt 2019 | 10:26

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim zëvendëspresidenten e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation – MCC), Karen Sessions dhe zëvendësin e saj, Jonathan A. Brooks, me të cilët ka diskutuar planet e kësaj ministrie dhe për zhvillimin e sektorit energjetik, me fokus në energji të ripërtrishme, efiçiencë të energjisë dhe gas.

Ngrohtoret qëndrore në qytetet e Kosovës dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në fushën e energjisë do të jenë prioritetet kryesore të këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin.

Po ashtu, Lluka i informoi edhe rreth termocentralit “Kosova e Re”, zhvillimeve dhe ndikimit që do të ketë në ajër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, në…