Lluka kërkon mbështetjen për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për energjinë

03 gusht 2018 | 15:40

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka pritur të premten në takim përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO-E), Peter Hoffmann dhe Laurent Rosseel, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë në kuadër të një misioni fakt-mbledhës lidhur me problemet që ka vendi ynë në faturimin dhe furnizimin e energjisë elektrike në veri.

Lluka ka thënë se Kosova është e interesuar në implementimin e marrëveshjes së Brukselit për energji, por është pala serbe që me vite është duke bërë obstruksione në raport me obligimet që dalin nga kjo marrëveshje.

Ai ka thënë se nga moszbatimi i kësaj marrëveshje është duke i shkaktuar KOSTT-it humbje financiare dhe probleme teknike.

“Përkundër bllokadave të shumta nga Serbia ne jemi duke implementuar kërkesat që dalin nga pakoja e tretë e ligjeve për energji në lidhje me hapjen e tregut dhe integrimit drejt një tregu regjional te energjisë”, ka thënë Lluka.

Më tutje, Lluka ka thënë se shpreson që ENTSO-E do t’i ndihmojë në këtë proces duke llogaritur që KOSTT ka dëshmuar teknikisht edhe pse i plotëson kriteret për të operuar si zonë e pavarur rregulluese dhe të qenit anëtar i ENTSO-E.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar…