Lluka: Këtyre ditëve nisë ristrukturimi i përgjithshëm i Telekomit

25 maj 2019 | 11:34

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se këtyre ditëve do të nisë ristrukturimi i përgjithshëm në Telekom, që nga burimet njerëzore, borxhet, zyrat ligjore dhe çdo gjë tjetër.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se përmes këtij ristrukturimi parashihet ulja e shpenzimeve në të gjitha format duke nisë prej rialukimit të gradave të punëtorëve dhe uljes së pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrje.

“Ristrukturimi në Telekom do të ndodh dhe do të fillojë tash, po flasim për ditët në vijim për arsye se Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim është inkuadruar, ka tenderuar ekspertizën për ristrukturim, pra ekspert i jashtëm do të vijë ta bëjë një hulumtim, një analizë të Telekomit dhe pastaj do të vijmë me rekomandime të sakta për ristrukturimin dhe aty mund të ketë ristrukturim që nga burimet njerëzore deri te borxhet, zyrat ligjore dhe çdo gjë tjetër pra, ristrukturim i përgjithshëm i Telekomit. Kjo parasheh ulje të shpenzimeve në të gjitha format, qoftë më rialukimin e gradave të punëtorëve sepse e dimë që në Telekom ka shumë punëtorë mirëpo problemi është që ka shumë punëtorë me grada të larta, ka shumë menaxherë, mbikëqyrës, prandaj të gjitha këto duhet të ristrukturohen në të mirë të Telekomit dhe kjo do të luaj rol në listën e përgjithshme të pagave që ka Telekomi”, ka thënë Lluka.

Por, për Llukën edhe nëse Telekomi arrin ta sigurojë ekzistencën e vet në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet produktiv ashtu siç do të mund të bëhej pas privatizimit.

“Besoj që shumë shpejt Telekomi do të këndellet dhe do të ketë një situatë ku do të mund të ketë bilanc pozitiv të fitimit. Ne e dimë që Telekomi është i mbipunësuar , e dimë që në Telekom ka potencial për zhvillim dhe qëllimi ynë është privatizimi si plan final i Telekomit dhe aty duhet të fokusohemi. Telekomi edhe nëse arrin ta sigurojë ekzistencën e vet në asnjë formë nuk mund të bëhet produktiv dhe efikas siç mund të jetë një Telekom i menaxhuar nga sektori privat. Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar me 25 deri 49 për qind dhe vlera e këtyre aksioneve”, tha ai.

E duke folur për borxhin që i detyrohet Telekomi t’ia paguajë kompanisë Z-Mobile, Lluka tha se janë duke negociuar që të gjendet një formë për ta paguar këtë borxh i cili është i obligueshëm.

“Ne jemi pajtuar që deri më 15 qershor ta bëjmë një plan të pagesave sepse ky është një borxh që ka vendosur Arbitrazhi, është një vendim që nuk mund të ndryshohet sepse është vendim i Arbitrazhit dhe si i tillë është borxh që duhet paguar, pa marrë parasysh se si ka ardh te ky borxh. Në këtë rast ne jemi humbës si Telekom dhe rrjedhimisht si aksionar dhe ky borxh duhet paguar. Një ndër format është ku Qeveria e Kosovës mund t’ia ofrojë ndonjë garancion shtetëror në mënyrë që Telekomit t’i ipet qasje në kredi të ndryshme për ta paguar borxhin apo të shikohet ndonjë formë tjetër të cilat jemi duke i shqyrtuar ose me rata që të paguhet kjo shumë 25. 9 milionë euro pas pasë ndonjë interferencë për kontratën”, tha Lluka.

Lluka në këtë intervistë ka folur edhe rreth termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i cili sipas parashikimeve pritet të nisë në fund të këtij vitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e naftës ‘Shell Upstream Albania B.V.’ ka bërë të…