Lluka: Çmimet e energjisë do të jenë të përballueshme

20 mars 2018 | 12:30

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) Valdrin Lluka, ka marrë pjesë të martën në Forumin e tretë të nivelit të lartë për energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë” të organizuar nga kjo ministri në bashkëpunim me USAID-in.

Në këtë forum janë prezantuar sfidat dhe mundësitë në funksion të zbatimit të Strategjisë së Energjisë 2017-2026, me theks te veçantë investimet në infrastrukturën e energjisë.

Me këtë rast, ministri Lluka, ka deklaruar se vendimmarrja në raport me politikat dhe projektet për sektorin e energjisë ka qenë dhe mbetet e bazuar në balancimin e disa premisave.  “Të sigurohet energji elektrike për nevojat e Kosovës, të jenë të përballueshme çmimet për qytetarët dhe bizneset, të mbrohet ambienti dhe të shfrytëzohen resurset në mënyrë efikase, të ngritën investimet private si dhe të krijohen vende të reja të punës”, ka thënë Lluka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, u ka…