Lluka: Prioritet i Qeverisë është  tranzicioni në burime të ripertritshme të energjisë

25 qershor 2019 | 21:17

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka deklaruar se pos prioritetit e kryesor të qeverisë për siguri të furnizimit me energji elektrike, diversifikimi i burimeve të gjenerimit dhe tranzicioni gradual në burime të ripertritshme të energjisë, është po ashtu një nga prioritet e rëndësishme e qeverisë se Kosovës. “Në të njëjtën kohë, ky i fundit është edhe obligim kontraktual në raport me komunitetin e energjisë”, ka shkruar Lluka.

Postimi i plotë i Llukës në “Facebook”:

Sot, Balkan Green Foundation, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), kanë organizuar tryezën me temë Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektivitetin e tyre.

Pos prioritetit e kryesor të qeverisë për siguri të furnizimit me energji elektrike, diversifikimi i burimeve të gjenerimit dhe tranzicioni gradual në burime te ripertritshme të energjisë, është po ashtu një nga prioritet e rëndësishme e qeverisë se Kosovës. Në të njëjtën kohë, ky i fundit është edhe obligim kontraktual në raport me komunitetin e energjisë.

Në krejt ketë proces transformues te sektorit, besoj se shqetësimi i të gjithë neve mbetet në rend të parë reflektimi në tarifat finale te konsumatorit, e cila prek drejtpërdrejt mirëqenien e qytetareve tonë.

Në bazë të Eurostat, Kosova ka arritur në nivelin e pjesëmarrjes së BRE prej 24.6% në konsumin e përgjithshëm të energjisë, të dhëna këto të validuara edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Në të njëjtën kohë arritja e këtij caku vlerësohet shumë e paqëndrueshme konsideruar pjesëmarrjen e lartë të biomasës, prandaj ne jemi të vetëdijshme që pos arritjes së cakut, duhet të përmirësohet struktura e pjesëmarrjes brenda këtyre burimeve.

– Ne ketë proces te diversifikimit te burimeve te ripërtritshme tri janë sfidat kryesore:

o Kosto sa me konkurruese e gjenerimit

o Prokurimi i tyre përmes skemave konkurruese te tregut, si dhe

o Qasja në financim

Në shumë vende evropiane dhe të rajonit, tarifa nxitëse (Feed-in Tariff), si masë dominuese deri në vitin 2016, tanimë është përjashtuar nga skemat mbështetëse, duke u zëvendësuar me modele të reja te skemave konkurruese(auctions), të cilat përafrojnë çmimet e energjisë nga BRE me ato të tregut. Kalimi ne këto skema ka treguar rezultate inkurajuese në disa prej vendeve te rajonit, dhe ky është sinjal i mjaftueshëm qe edhe ne të përgatisim një proces të tillë për të përfituar nga benefitet ekonomike dhe social qe mund te sjell aplikimi i këtyre skemave.

Rekomandimi i Këshillit te Ministrave të vendeve anëtare të komunitetit të energjisë, raporti i progresit të komisionit Evropian për vitin 2018, raporti i Këshillit të mistrave te financave te vendeve anëtare te EU si dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor në kuadër të programit për Reforma Ekonomike(ERA 2019-21), si dhe vetë Direktiva e re e Bashkimit “Directive (EU) 2018/2001” kanë një konkluzion dhe rekomandim te qartë për Kosovën sa i përket mënyrës se prokurimit të kapaciteteve te reja gjeneruese te burimeve te ripërtritshme. Kosova duhet menjëherë të kaloj në proceduar konkurrues te përzgjedhjes dhe përcaktimit te çmimit për këto burime dhe krejt kjo në funksion që të:

o Rrit transparencën dhe konkurrueshmerinë në proces

o arrihet reduktimi i kostos

o arrihet përmirësimi teknologjik

o rritet norma e realizimit

o ofrojnë pjesëmarrje jo-diskriminuese të aktorëve të vegjël

o kufizojnë ndikimin mjedisor

o sigurojë pranueshmërinë lokale

o sigurojë sigurinë e furnizimit dhe integrimin në rrjet

Komfor këtyre fakteve te përmendura, mendoj se ne si ministri se bashku me zyrën e rregullatorit dhe akterët tjerë relevant, duhet të harmonizojmë hapat që kjo të jetësohet sa më parë. Sidomos tani kur ndodhemi ne fazën e hartimit te planit te ri për energji dhe klimë (2021-2030) i cili pritet te ketë një target me ambicioz se aktuali sa i përket burimeve te ripërtritshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten e ardhshme Këshilli Federal do të trajtojë paketën…