Lluka: Privatizimi i Telekomit është rruga e duhur

20 gusht 2019 | 20:15

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se privatizimi i Telekomit të Kosovës do të sjellë vetëm benefite për qytetarët e Kosovës.

Ai ka folur të martën në edicionin qendëror të lajmeve në RTK. “Ne mendojmë që Privatizimi është rruga e duhur, është praktikë ndërkombëtare e botës së zhvilluar, kështu të rritet vlera dhe dividentat. Paralelisht është duke u ristrukturuar Telekomi”, ka thënë ai. “Interesimi ynë është që të tërheqim brendet e njohura ndërkombëtare”.

Ai tutje ka deklaruar se privatizimi nuk do të ndodhë në kohën kur Kosova ka qeveri të dorëhequr, por Lluka ka thënë se angazhimi i tij po bëhet në plan më afatgjatë, në rast se Qeveria e ardhshme mendon që duhet të ndodhë privatizimi, atëherë ta ketë më të lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka kujtuar ditëlindjen…