Kryeshefi i Telekomit me dedikim prekës për ditëlindjen e vëllait të tij hero

20 gusht 2019 | 20:11

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka kujtuar ditëlindjen e vëllait të tij, dëshmorit Shemsi Istrefi.

Ai ka thënë se kujtimi për  ditëlindjen e të vëllait të tij shoqërohet me amanetin e trashëguar për të qëndruar para vështirësive, para sfidave me nder e përkushtim për të gjetur zgjidhjen dhe rrugën më të mirë të nderit dhe krenarisë.

“Sot, është ditëlindja e heroit, Shemsi Istrefi, vëllait tim. Në këtë ditëlindje, më shumë se kurrë, e kujtoj heroizmin e gjyshit tonë, Murselit, babës Xhafer dhe vëllait tim, Shemit. Këto kujtime në këtë ditëlindje për heroin tim Shemin, vijnë vetvetiu me amanetin e trashëguar për të qëndruar para vështirësive, para sfidave me nder e përkushtim për të gjetur zgjidhjen dhe rrugën më të mirë të nderit dhe krenarisë. I përjetshëm është kujtimi për Ty vëlla, Shemsi!. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Istrefi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi i ri i shumëpritur James Bond do të quhet…